Angli konfirmohet si padronia absolute e merkatos të transferimeve. Sipas një raporti të FIFA, 3/4 e parave të shpenzuara bëhen nga skuadrat e 5 kampionateve më të rëndësishme të kontinentit evropian. Behet fjalë për raportin ‘Big 5 Transfer Ëindoë Analysis’ që bën një përmbledhje të lëvizjeve të klubeve të 5 kampionave më të rëndësishëm në fund të cdo sesioni të merkatos dhe në këtë pikë vendin e parë e mban Premier League.
Klubet e këtij kampionati kanë shpenzuar 270 milionë Euro në merkaton dimërore të transferimeve, ndërkohë që në vendin e dytë ishte Bundesliga me 189 milionë Euro të investuara, ndërsa Serie A italiane është në vendin e tretë me 115 milionë Euro ndërsa La Liga dhe Ligue 1 kanë qenë më të kursyerat me 108 dhe 69 milionë Euro të shpenzuara.
Përsa u përket të ardhurave të siguruara nga shitjet e lojtarëve, në vendin e parë është Bundesliga me 93 milionë e ndjekur nga La Liga me 82 milionë dhe Serie A me 72 milionë duke lënë pas Premier League me 60 milionë e Ligue 1 me 34 milionë.
Sfidanti.al