Rroga që mund të kërkohet mund të jetë 5 milionë euro, dhe do të shihet nëse do të merren vesh. Në parim, Xhorxho Kielini dhe Andrea Anjeli mbeten miq dhe kanë nevojë për njëri-tjetrin, ndërsa pritet nëse do të ketë një akord në aspektin financiar. Në Itali thonë se këto janë problemet e vetme, ndërsa vonesa në rastin e Kielinit nuk është e njëjtë me atë në rastin e Mesit tek Barcelona. Katalanasit kanë probleme shumë më të mëdha financiare sesa Juventusi. Kjo shton dyshimet për vonesën e akordit, ndonëse duhet thënë se Kielini ka qenë disa ditë pushim, që pas fitores së Kampionatit Europian me Italinë dy javë e ca më parë në Londër. Vetë Kielini thotë se “oreksi vjen duke ngrënë dhe dua të fitoj trofe të tjerë me Juventusin”.
Sfidanti.al