Nuk mundet që të mendojë kështu, natyrisht. Atalanta është nga ato skuadra që mund të mposhtë këdo në fushën e saj, madje edhe Juventusin (siç e tregoi vjet në Kupë), por kampionët e Italisë janë të detyruar të hedhin sytë përtej një ndeshjeje të vetme. Nëse humbasim me Atalantën, mund të rrezikojnë titullin kampion pasi Interi është aty pranë, por çfarë ndodh nëse humbasin Kristiano Ronaldon? Kampioni portugez u la jashtë skuadre nga trajneri Mauricio Sarri, i cili madje komentoi se “nuk mund t’i jap shpjegime çdo lojtari për vendimet që marr”.
Dakord, por Ronaldo nuk është “çdo lojtar”, ai është guri i themelit të projektit financiar juventin. Klubi i Torinos ka treguar se di të merret me lojtarët, por kjo ka ndodhur me trajnerë të sprovuar si Trapatoni, Lipi, Kapelo, Konte e Alegri. Sarri nuk mbetet pas tyre në stilin e futbollit, por nuk dihet nëse do të dijë të jetë si ata në menaxhimin e yjeve.
Sfidanti.al