Trajneri Alegri ka marrë përgjigjen e duhur nga ekipi që u shndërrua në “delta forcë” në ndeshjen përballë Sampdorias, ku porta e saj mblodhi 4 gola. Dhe për këtë askush nuk dyshonte sepse Juvja nuk është e zonja për të zhgënjyer dy herë meradhë. Alegri nuk shfaqet i lumtur sepse e njeh mirë karakterin e një grupi, që kërkon të harrojë sa më shpejt humbjen me Milanin, duke shfaqur në lojë siguri dhe dominimin e tyre të njohur. Më shpejt nuk mund të kuptohej se cila do të ishte historia e kësaj ndeshjeje me Sampdorian, kur Juventusi imponoi forcën dhe zotërimin e topit, duke rrezikuar disi vetëm në fillim të pjesës së dytë.
Kur në listën e “vrasësve” është edhe Kielini, ata që e deshifrojnë stilin bardhezi, kuptojnë dëshirën dhe pasionin për të ndezur një 90 minutësh. Këtë herë, Alegri mori sinjale pozitive nga mesfusha dhe nga sulmi. Manzukiç nuk të le të qash për Dibalan, kurse Markizio ka dhënë mjaft shpejt sinjale se është element i rëndëishëm në mekanizmin e tyre. Të habit shpejtësia me të cilën ai krijon koifidencë me fushën dhe ritmin e ndeshjes.L e të kujtojmë fjalët e Pirlos “ Markizio është një artizan i heshtur i lojës, pa të gjerat bëhen më të komplikuara”