Juventusi e ndau mëndjen : Higuaini do të largohet!

Media italiane shkruan se Juventusi, tanimë,  ka vendosur që ta shesë Gonzalo Higuainin 31-vjeçar dhe se ky është shansi i fundit që klubi torinez të fitojë ndonjë “pare të madhe” nga shitja e këtij sulmuesi argjentinas, tek i cili, në fakt, Juvja ka investuar shumë.

Vetë Iguaini është i ndërgjegjshëm se “Zonja e vjetër” do të jetë gati që “t’i japë atij duart”, nëse dikush paguan mbi 60 milionë euro dhe si klube kandidatë për të paguar aq para janë PSZH-ja dhe Monako që pret të shesë Falkaon, duke e konsideruar futbollistin argjentinas si një zëvendësim ideal të tij.

Juventusi, ndërkohë, është gati që ta shesë Iguainin, sepse synon që të angazhojë Mauro Ikardin dhe, nëse nuk do ta arrijë këtë synim, atëherë, alternativa të tjera janë Alvaro Morata i Çelsit ose Robert Levandovski i Bajernit të Mynihut.

Sfidanti.al