Bujo kalon orbitën: Mesi është një gënjeshtër e madhe futbollistike!

Ish-portieri i Realit të Madridit Francisko Bujo e kritikoi ditët e fundit superyllin e Barcelonës, megjithësë Lionel Mesi, ka fituar gjithçka të mundur me Barcelonën, ndërkohë që shpreson që të fitojë edhe Kupën e Botës Rusi-2018 me përfaqësuesen e Argjentinës. Megjithëse, Mesi e ka fituar pesë herë “Topin e artë”, ndërkohë që sivjet arriti një sukses të dyfishtë (fitoi La Ligën dhe Kupën e Mbretit) me Barcelonën, ish-portieri Bujo konsideron se Mesi nuk luan ndonjë futboll shumë të bukur.

“Mesi ndodhet atje që të fitojë La Ligën dhe Kupën e Mbretit? Lojtarët e mëdhenj fitojnë kampionate botërore, Liga Kampionësh dhe Kopën (Kupën) e Amerikës. Mesi është një gënjeshtër e madhe futbollistike. Barcelona, veç tij, ka edhe lojtarë të tjerë të shkëlqyer. Ai nuk është aq i rëndësishëm sesa duket”, tha  ish-portieri spanjoll Bujo që, gjatë karrierës së tij, ka dalë gjashtë herë kampion i Spanjës me Realin, dy herë ka fituar Kupën e Mbretit, ndërsa ka edhe katër trofe superkupash të Spanjës.

Sfidanti.al