Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka komentuar shortin e Ligës së Kampioneve ku bardhezinjtë kanë evituar përballjet më të forta, duke peshkuar Porton.
“Nuk e dimë atë që na pret. Të gjithë presin që ne të kalojmë turin dhe të fitojmë titullin pa u lodhur, por nuk do të jetë kështu”, tha ai.
“Evituam Realin? Është e vështirë të buzëqeshësh kur ke për të përgatitur dy ndeshje të Ligës së Kampioneve. Sapo nënvlerëson diçka, je menjëherë jashtë. Champions është i veçantë. Porto ka eliminuar Romën, do të jenë ndeshje të vështira. Nuk duhet nënvlerësuar Porto”, deklaroi ish-mesfushori i njohur çek.