Juventus, Dibala nuk ka kufij, por ku ka shkuar Bernardeski?

Një legjendë si Alesandro Del Piero nuk ka dyshime. Për të, numri 10 bardhezi do të njohë vetëm suksese dhe Juventusi është me fat që e ka. Ky numër 10 është Paulo Dibala, që po shkëlqen këtë sezon si kurrë më parë, dhe që del se është një yll i vërtetë, edhe nga indeksi “Uallabis”, ku analizën e bën inteligjenca artificiale. Me argjentinasin në fushë, trajneri Sarri e ka shumë më të lehtë, dhe bashkë me Ronaldon apo edhe Higuainin kanë mbuluar dobësinë e mesfushës. Gjithsesi, Sarri dhe Juvja e kanë një peng, pra ku ka shkuar Federiko Bernardeski? Ai është sulmues, por me këtë përbërje që ka sot skuadra torineze nuk do të jetë e lehtë që të luajë. i marrë për 40 milionë nga Fiorentina, kërkohet nga Reali apo Liverpuli, dhe padyshim Juventusi do të dilte me fitim, por klubi mendon se duhet të presë. Nuk dihet se çfarë sjell e ardhmja dhe Bernardeski është pikërisht lojtar i së ardhmes, pasi është 26 vjeç.

Sfidanti.al