Virusi! As Danimarka liberale nuk e ndihmon dot dasmën e Poulsenit!

Dita e shumëpritur po vinte dhe ai e kishte llogaritur gjithçka deri në detaj. Jusuf Poulsen, futbollisti danez me origjinë të përzier danezo-tanzaniane, do të bënte dasmën këtë verë, por epidemia e koronavirusit i prishi punë edhe atij. Sulmuesi 25-vjeçar, që luan për Lajpcigun në Bundesligë, i propozoi të dashurës së tij, Maries (foto), korrikun e kaluar në ishullin grek të Santorinit. Në shtator lindi djali djali i tyre, që e quajtën Shihe, por sa i përket dasmës, ajo duhet të presë!

“Duhet ta shtyjmë, përfundimisht, – shprehet Poulseni i dëshpëruar, cituar nga “Bildi”, – dasma u hodh në erë, një temë shumë e vështirë për ne”. “Për fat të keq nuk është gjithçka në dorën tonë, – vazhdon ai, – në Gjermani, sot për sot, nuk lejojnë më shumë se dy njerëz që të bëhen bashkë. Në Danimarkë kufizimi është deri në 10, por ne do të ftojmë më shumë se 10 vetë në dasmë”. Duke qenë se jetojnë në Perëndim, ku gjithçka që ka të bëjë me planet, përcaktohet me rigorozihet, duket se dasma e tyre nuk mund të ndodhë përpara vitit … 2022!

Sfidanti.al