Junajtidi do Le Ligtin? Nuk është e lehtë t’ia marrë Juventusit!

A mund të mendohet që një talent i tillë, qoftë edhe i përvuajtur në sezonin e parë në Itali, “do t’ia mbathë” kaq shpejt nga “lufta”? Gazetat angleze shkruajnë se Mançester Junajtidit “po i shkon goja lëng” për Matijs De Ligtin, dhe se “djajtë e kuq” kanë një shans të vërtetë për t’ia marrë Juventusit mbrojtësin e qendrës. E vërtetë, holandezi pati një edicion për t’u harruar në Torino, krejt larg nga fama me të cilën mbërriti që nga Ajaksi, si ndonjë “kapiten 15-vjeçar” i dytë. Llogaria angleze është e thjeshtë: De Ligti nuk pati sukses, në vend të tij luajti Demirali derisa u dëmtua, dhe konkurrenca është e fortë me Kielinin e Bonuçin! Juventusi pagoi 75 milionë euro për të, por gjëja kryesore nuk është kjo, veçse karakteri prej kampioni i ish-kapitenit të Ajaksit që nuk besohet të largohet nga Italia pa dalë triumfues.

Sfidanti.al