Votimet e tifozëve që s’njohin historinë: Si eleminohet Pele nga “Fenomeni” Ronaldo?!

Edhe nëse do të ishte krahasuar me Kristiano Ronaldon, sërish “Mbreti i futbollit” do të duhej të kishte dalë fitues. Flasim për një sondazh në gazetën “Marka” të Madridit, e cila mëton të nxjerrë më të mirin futbollist në histori, nga votat e lexuesve të saj. Siç ndodh në votimet publike (që mbeten të domosdoshme), shpesh memoria del e shkurtër, dhe në “çerekfinalet” e këtij “kampionati”, tifozët i dhanë më shumë vota Fenomenit “Ronaldo” sesa Pelesë! Nga 135 000 votues afërsisht, 53 për qind ishin për brazilianin e ri, ndaj atij të vjetrit, duke harruar se çfarë bëri Pele me Santosin e me Brazilin, duke dalë 3 herë kampion i botës.

Në fund të fundit, votimet publike bëhen për çështje afatshkurtëra, si zgjedhjet elektorale çdo 4 vjet, por jo për vlerësime të tilla, ku fjalën e fundit e jep historia. Edhe fitorja e Mesit ndaj Alfredo Di Stefanos, ndonëse e merituar, nuk mund të ishte kurrë me diferencën 70-30. Më të pranueshëm rezultatet mes Maradonës e Krujfit (66-34) dhe Kristiano Ronaldos e Zidanit (60-40). Habia vazhdon në gjysmëfinale, ku për momentin Kristiano ka 57 për qind të votave ndaj 43 për qind të Maradonës, ndonëse ky i fundit triumfoi me Napolin. Po ashtu, Mesi ka vetëm 2 për qind epërsi ndaj “Fenomenit” Ronaldo, dhe këtu vlen të kujtojmë se Kristiano Ronaldo dhe Ronaldo braziliani kanë luajtur që të dy për Realin e Madridit.

Sfidanti.al