Impiantet sportivë po ndryshojnë destinacion teksa evenimentet janë të pezulluara dhe po përfshihen gjithnjë e më shumë në luftën kundër coronavirusit. Pas disa stadiumeve të futbollit mes të cilëve Santiago Bernabeu e Maracana, është kompleksi tenistik Flushing Meadows që do të shndërrohet në një spital me 350 shtretër.
Federata Amerikane e Tenisit konfirmoi gjithcka teksa bëri të ditur se Billie Jean King National Tennis Center, që është selia e turneut Grand Slam, US Open, do të përdoret përkohësisht si spital por edhe për të përgatitur ushqime gjatë pandemosë. Zëdhënësi I USTA, Chris Widmaier bëri të ditur se nga kjo e martë, zonat ku janë fushat e mbuluara do të kthehen në struktura shëndetësore.
Ai shtoi se kuzhinat e Louis Armstrong Stadium, arena e dytë më e madhe e kompleksit Flushing Meadows , do të përdoren për përgatitjen e 25 porcioneve ushqimore në ditë që do të jenë të destinuara për pacientët, punonjësit ë shëndetësisë, vullnetarët e fëmijët e qytetit.
Sfidanti.al