Itali, futbolli do ta tregojë veten kur t’i preken rrogat!

Presidenti i Federatës e lëshoi sfidën e tij, dhe në Apenine presin të shohin sesi do të përfundojë diskutimi. Tema është tabu, siç ndodh kur vjen puna për prekjen e interesit njerëzor, por Gravina theksoi se “nuk mund të jetë tabu të flasësh për shkurtim të rrogave, duhet të kuptojmë se gjendja e urgjencës vlen për të gjithë, dhe gjithashtu bota jonë (e futbollit) duhet të ketë aftësinë për të ndryshuar, jemi të thirrur në një gjest me përgjegjësi të madhe”.

Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve, Damiano Tomazi (një roman i respektuar) nuk i përgjigjet Gravinës “me gurë”. “Tema e sigurimit financiar të sistemit të futbollit gjatë, dhe pas kësaj krize globale është padyshim me interes të madh për të gjithë ata që janë pjesë e sistemit, – tha ai, – përfshi edhe lojtarët. Të gjithë kemi interes ë ekuilibri ekonomik të ruhet dhe duhet të vlerësojmë çdo element, pra dëmet në të ardhurat, shtyrjen e garave, anulimin e ngjarjeve sportive, kontributet qeveritare, ndihmat federale, mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare. Në këtë aspekt, do të merret vesh se cili do të jetë roli i lojtarëve”.

Pak a shumë, ky ishte reagimi i presidentit të shoqatës së trajnerëve, Renco Ulivierit, që shprehet se “është shpejt për të folur për këtë, duhet vlerësuar gjithçka me qetësi, por padyshim në këtë situatë nuk mund të ketë tabu”. Leonardo Grosi, ndërkaq, e kritikoi Gravinën. Ish-presidenti i Shoqatës Botërore të Lojtarëve (FIFPRO), u shrpeh se “këto deklarata vlejnë për të marrë më shumë duartrokitje”.

Sfidanti.al