Në Gjermani ndalojnë Bundesligën deri në 15 qershor, si i bëhet?!

Vendi i madh europian nuk është si Britania e Madhe dhe si Franca, por tradita historike e ka detyruar të jetë një shtet federal. Në Gjermani, edhe “shtetet” anëtare (landet) kanë legjislacionin e tyre, që përfshin kapacitetin për të vendosur për shumë gjëra të jetës së përditshme. Një vendim i Baden-Vyrtembergut ka ngritur në alarm komunitetin e futbollit, ku shkruhet se “ndalohen ndeshjet e klubeve dhe sporteve të tjera në ambientet sportive”. Ky nen, ka edhe një paragraf 10 ku shkruhet se “dekreti është i vlefshëm deri në 15 qershor”.

Në Baden-Vyrtenbert janë klubet e Bundesligës, Frajburg dhe Hofenhajm, si dhe klubet e kategorisë së dytë Shtutgart, Karlsruhe, Sandhauzen dhe Hajdenhejm. Nëse ata nuk lejohet të luajnë deri në 15 qershor, Bundesliga dhe kategoria e dytë nuk mund të përfundojnë këtë vit. Gjithsesi, ka një lehtësim nga fjalët e zëdhënësit të ministrisë së punëve shoqërore dhe integrimit në land, Markus Joks, që thotë se “rregullorja është çdo ditë në testin e praktikës nga autoritetet dhe mund të shfuqizohet pjesërisht ose tërësisht, në një ditë të vetme”.

Sfidanti.al