Shpikja e fundit e Formula 1, lejen e gushtit e merr në prill!

Sezoni duhet shpëtuar dhe kjo është thirrja imperative e çdo sporti, në stinën e koronavirusit. Formula 1 nuk bën përjashtim dhe thirrja e organizatorëve është që pushimet e gushtit t’i afrojnë në prill. Bëhet fjalë për periudhën e përhershme 3-javore, që u shërben pilotëve dhe skuadrave që të shlodhen në gjysmën e sezonit, por këtë herë shlodhja do t’i lerë vendin sakrificës për të përfunduar Botërorin. Gara e parë e edicionit, ajo e Australisë u shty, ndërsa ka gara që janë në dyshim për të mos u zhvilluar, si në Kinë e Vietnam, ndonëse situata në Azi tani është bërë më e mirë sesa në Europë. Gjithsesi, leje gushti mesa duket nuk do të ketë dhe pilotët do të djersisin gjatë gjithë gushtit që të realizohet plani vjetor.

Sfidanti.al