Brazili-Argjentinë, Melo: Markimi I Messit? Bënim rotacion për ta shkelmuar

Felipe Melo nuk ka qenë aspak I aftë të lërë ashpërsinë mënjanë si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj me deklaratat e tij. Dhe fjalët e fundit kanë të bëjnë me Lionel Messi, fjalë që janë të destinuara që të hapin diskutime.

‘Messi është një futbollist unik-tha Melo në një intervistë për të përditshmen argjentinase ‘Clarin’-kur luanim kundër tij me Seleçaon I thonim njëri tjetrit që duhet ta godisnim me shkelm me rotacion, përndryshe do të ishte e vështirë. Një futbollist si ai është e pamundur të markohet ndryshe’

Mesfushori brazilian I vijoi elozhet për argjentinasin.

‘Mendoj se është më I miri në histori-vijoi Felipe Melo-nuk kam mundur të shoh Pelenë dhe për Maradonën kam një kujtim të largët nga botërori I 1990. Këtu në Brazil thone se Zico është më I miri nga të gjithë, por unë kam parë të luajë Lionel Messin dhe është I pabesueshëm. Është më I mirë edhe se Cristiano Ronaldo. Ky I fundit mund të të shënojë 5 gola, por Messi bën të shënojnë edhe shokët e tij të skuadrës, është më I kompletuar’.

Sfidanti.al