Simone Inzage ka arsye që të jetë i zhgënjyer, duke qenë seatij i duket se sistemi i ri teknologjik, VAR, po vepron kundër Lacios së tij? Gjyqtari kryesor dha penallti në favor të Lacios në ndeshjen derbi me Interin, sepse Shkrinjari luajti me dorë, por, mbas përdorimit të sistemit VAR (Video Asisstant Referee), pra, mbas rishikimit në monitor të rastit në fjalë, u vendos se loja me dorë e futbollistit të mësipërm ishte e paqëllimshme dhe, kështu, penalltia u anulua.
“Mua nuk më pëlqen aspak VAR-i, pasi, sikurtë mos ishte ky sistem teknologjik, ne do të kishim shtatë pikë më shumë. Të dyja pikët që ne humbëm me Interin, për mua ishin mjaft të rëndësishme. Që të jem i sinqerë, ajo nuk ishte penallti, por është fakt se, gjatë sezonit, ka pasur, gjithashtu, një numër të madh vendimesh që kanë qenë të gabuar, por që nuk janë riparë. Sido që të jetë, sistemi VAR na ka marrë neve shtatë pikë, ndërkohë që mua më vjen shumë keq se përdorimi i tij nuk është bërë standard, por ka mbetur në dorë të gjyqtarit që ta rishikojë ose jo rastin e diskutuar. Unë, si trajner, mëshumë kënaqem me ndeshjet e Ligës së Evropës, ku nuk përdoret sistemi VAR që, të them të drejtën, sipas meje, më shumë e pengon sesa e zhvillon futbollin, sepse futbollistët dhe trajnerët presin disa minuta që të festojnë ose jo. Kjo gjë nuk është e natyrshme”, vuri në dukje Inzagi, Lacio e të cilit ndodhet në vendin e 5-të me 37 pikë, dy më pak se Roma e vendit të 4-t.
Sfidanti.al