Interi ka ngjeshje kalendari, por edhe lojtarë që po “ndryshken”!

Janë gjashtë të tillë, sidomos në mbrojtje, dhe Antonio Konte nuk e ka të sigurt që ata do të jenë menjëherë në formën e duhur kur të rinisin ndeshjet. Shtyrja e sfidave ndaj Sampdorias dhe Juventusit bënë që të krijohej një “gropë” në kalendarin e Interit, me ndeshjet e fundit të vërteta ndaj Napolit në Kupë dhe Lacios në Serinë A, pra që nga mesi i shkurtit. Derisa të luhet ndeshja tjetër, i bie gati 3 javë dhe De Vraj apo Shkriniar janë nga ata që kanë pushuar më shumë. Bastoni ka që nga 12 shkurti që nuk luan, me përjashtim të 14 minutave ndaj Ludogorecit në Ligën e Europës, ndërsa Eshli Jang gjithashtu është pushim që nga Lacio, me vetëm 9 minuta në Bullgari, në ndeshjen europiane. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Konte duhet t’i “riaktivizojë” këta lojtarë. Me gjasë, ndeshja e shtyrë ndaj Juves do të luhet të hënën tjetër, në 9 mars, diçka që edhe drejtuesi zikaltër, Marota, e ka cilwsuar si propozim tw mirw.

Sfidanti.al