Inter u zhyt serish ne krizen e saj ne Marassi pasi u mund nga Xhenoa. Ne kete ndeshje zikaltrit shfaqen serish brishtesine taktike dhe karakteriale. Per Spaletin gjithcka po shkon ters dhe keto 10 jave horror nuk kane nevoje per interpretime.
Per me teper edhe klasifikimi nuk i buzeqesh aspak dhe zona Champions eshte ne rrezik, nderkohe qe vete Spaleti nuk perjashton skenare akoma me te bujshme.
‘Luajtem nje ndeshje normale, ndoshta dicka me shume-tha Spaleti-me pas u shenua autogoli qe na krijoi probleme sepse jemi te brishte. A eshte ne diskutim pozita ime? Jo, por kjo nuk do te thote se drejtuesit nuk do te marrin vendime, nuk do te me analizojne apo te me vene ne diskutim’.
Sfidanti.al