Inter, Ikardi thyen heshtjen, ngre dyshime për të ardhmen

Mauro Ikardi thyen heshtjen pas një kohe të gjatë në lidhje me të ardhmen e tij duke ngritur shumë dyshime. Ish kapiteni i Interit që ishte i ftuar me pjesën tjetër të skuadrës në festën e ditëlindjes së Lautaro Martinez me bashkëshorten e tij Vanda Nara, dha përgjigje të ndryshme pyetjes për atë cfarë do të ndodhë me karrierën e tij.
Dikush e pyet Ikardin nëse ajo në festën e Martinez ishte mbrëmja e tij e fundit me zikaltrit ai u përgjigj: ‘Thua?’ që konfirmonte dëshirën e tij për të qëndruar te milanezët.

Por pak caste më vonë ai dha një tjetër përgjigje që kundërshtonte të parën kur u pyet nëse do të nisë një aventurë të re dhe ajo ishte: ‘Po’, dicka që u konfirmua edhe nga Vanda Nara: ‘Tha Po’-ishin fjalët e bashkëshortes dhe agjentes së futbollistit.

Me fjalë të tjera, e vetmja siguri në këtë histori është se në ditët e ardhshme gjithcka mund të ndodhë me Ikardin. Napoli është në pritje të një përgjigjeje përfundimtare nga argjentinasit, ndërkohë që Juventus po punon në hije për të mbyllur një operacion që po pritet prej kohësh

sfidanti.al