Goli i shënuar me 11 metërsh nga Mauro Ikardi në ndeshjen me Xhenoan u shoqërua nga përqafimi i të gjithëve me sulmuesin argjentinas si për të vendosur një pakt me futbollistin për arritjen e objektivit, zonën Champions. QDhe kjo do të thotë që në këtë moment lihen pas mosmarrëveshjet që gjithsesi janë ende ekzistente po edhe e ashuquajtura lufteë ftohtë që zgjati 50 ditë.
Ndërsa të gjithë në skuadrën zikaltër kanë rënë dakord që të jenë të gjithë së bashku në këtë moment të sezonit, tifozët duket se nuk janë në këtë linjë, pasi nuk e harron lehtë atë cfarë ka ndodhur te Interi gjatë javëve të fundit.
Ndoshta në sfidën e së dielës do të ketë një llojë përcfarje mes tifozëve përsa i përket mënyrës së të priturit të Ikardit, por gjithsesi entuziazmi rreth tij nuk do të jetë i madh sido që të jetë. Sektori i Veriut në stadiumin San Siro ka marrë pozicion të qartë dhe këtë e tregoi edhe në Xheniva me gjestin e kryer teksa nuk festoi golin e shënuar nga Ikardi, dicka që flet shumë për raportet e thyera me argjentinasin
Përvec Ikardit, pjesë e paktit për zonën Champions është edhe Naingolan, edhe ky i kthyer titullar në Xhenova dhe Interi fitoi. Zikaltërve u ndodh shpesh kjo me belgun në fushën e lojës dhe këtë e thonë shifrat; diferenca qëndron te pikët e fituara në 15 ndeshje me Naingolan mesatarja është 2.13 pikë/ndeshje ndërsa në sfida pa belgun 1.6 pikë për ndeshje. Dhe të mendosh që Naingolan nuk po jeton sezonin e tij më të mirë, përkundrazi.
Me ak fjalë, Naingolan, Ikardi, Perishic e Spaletti tashmë kanë paktin për zonën e Ligës së Kampioneve, për bërjen e llogarive do të ketë kohë.
sfidanti.al