Lorenco Insinje është një nga futbollistët më të mirë të Napolit dhe beniamin i tifozëve të këtij klubi, me të cilin ai nënshkroi një kontratë të re me kohëzgjatje deri në qershor 2022. “Shpresoj se këtë bluzë unë do ta mbaj të veshur përgjithnjë, pasi kjo është ajo që unë kam dashur të gjithë jetën. Jam i lumtur në Napoli dhe dua që të jap gjithçka nga vetja që ky klub të arrijë suksese të mëdha. Ky është klubi i vetëm, për të cilin mua më rreh fort zemra”, thotë Insinje që beson se Napoli, në sezonin e ardhshëm, do të luftojë për titullin e kampionit të Italisë.
“Nuk besoj se neve na mungon diçka që ne të mos luftojmë për titullin e kampionit, pasi ne, edhe sezonin e kaluar, ishim pranë tij. Ishte një diçka shumë e mirë që, gjatë kësaj vere, askush nuk u largua nga ekipi dhe unë shpresoj se ne do të jemi konkurrentë seriozë për titullin”, thotë Insinje.
Sfidanti.al