Një skandal i ri dopingu: Pezullohet kampioni olimpik e botëror i maratonës

Bota e atletikës u godit nga një skandal i ri, pasi, dje, u bë i ditur pezullimi i kampionit olimpik e botëror aktual të garës së maratonës, Matej Tot. Ky atlet sllovak që ishte më i miri në Olimpiadën e fundit të Rio de Zhaneiros, u pezullua, sepse atij iu gjetën disa parregullsi në pashaportën e tij bilogjike, ku shënohen të dhënat rreth gjakut të sportistit dhe shenja për përdorimin ose jo të dopingut.

“Ai do të qëndrojë i pezulluar, deri sa rasti i tij të shqyrtohet deri në fund. Si në çdo rast tjetër, ne nuk do të japim detaje deri në vendimin përfundimtar”, deklaroi Federata Botërore e Atletikës (IAAF). Ky maratonist sllovak nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Londrës dhe, nëse do të shpallet i fajshëm, ai kërcënohet nga një pezullim katërvjeçar.

Sfidanti.al