Një Inter pa Champions mund të jetë edhe një Inter pa Ikardin. Kapiteni zikaltër i ngriti në maksimum dyshimet për të ardhmen e tij pas humbjes së rëndë ndaj Sasuolos, disfatë që mund t’i privojë zikaltërit nga Liga e Kampionëve. “Jemi shumë të zhgënjyer, – u shpreh ai, – objektivin Champions e kishim shumë pranë, por sërish nuk ia dolëm. Championsi është fiksimi ynë dhe i imi për çdo sezon, nuk di se çfarë do të ndodhë nëse nuk kualifikohemi”.
Ikardi shton se në përfundim të sezonit do të ulet të bisedojë me klubin për të gjetur atë që është më e mira për të dyja palët. Menaxherja dhe gruaja e tij, Uanda Nara, disa herë ka lënë të nënkuptohej se Ikardi është ambicioz dhe se dëshiron të luajë patjetër në Champions.
Sfidanti.al