Ibra, Tonali e Teo, në Itali lavdërojnë Maldinin për Milanin e ri!

Në mbrojtje dikur ka qenë një udhëheqës dhe duket se kështu po sillet edhe në klub, ndonëse pati momente kur u duk se do të largohej. Nuk ishte e lehtë që Paolo Maldini të bëhej drejtuesi i Milanit, edhe pse ishte legjendë e klubit, ndërsa pas vështirësive fillestare po e tregon veten. Zllatan Ibrahimoviç u kënaq që ai nuk u largua, ndonëse u mërzit për Bobanin. Trajneri Pioli e falenderoi, ndërsa tani ish-kapiteni siguroi edhe një talent të rëndësishëm si Sandro Tonali, që pëlqehej nga Interi e Juvja. Kushton 35 milionë euro, diçka normale këto kohë. Më herët, Maldini solli në ekip Teo Hernandezin, dhe duket se po hidhen bazat për një cikël të ri.

Sfidanti.al