E rrit djalin e të ikën, Leverkuseni nuk e pret kthimin e Havercit!

Nuk është i pari lojtar që do të bashkohet me Çelsin dhe me gjasë nuk do të jetë i fundit. Kai Haverc mund të ketë zhvilluar stërvitjen e fundit me Leverkusenin, ndërsa ikja drejt ekipit kombëtar mund të jetë lamtumira nga “shtëpia”. Siç thotë shprehja popullore, “e rrit djalin e bën burrë, dhe pastaj nuk e ke më”. Mëkat që Leverkuseni humbet sërish mundësinë për të krijuar një ekip të fortë e për të sfiduar për tituj, diçka që i ka ndodhur shpesh, edhe kur ka pasur ekipe më cilësorë se ky, jo më kot është quajtur “neverkusen”. Haverci pritet të bashkohet me Çelsin për 100 milionë euro.

Sfidanti.al