Pas Pjacës, Modriçit e Olmos, Dinamo Zagreb transferon një tjetër yll për 20 milionë euro!

Të duket sikur të jetë katalanas, por është kroat, dhe emrin e ka Joshko Gvardiol. Është vetëm 18 vjeç, por pritet të bëhet lojtari i katërt i transferuar më shtrenjtë nga Dinamo e Zagrebit në historinë e saj. Gvardiolin e kërkon Lids Junajtidi, dhe kampionia e Kroacisë kërkon 20 milionë euro. Më shtrenjtë se kaq janë transferuar vetëm Marko Pjaca (Juventus, 23 milionë euro), Luka Modriç (21 milionë, Totenhem) dhe Dani Olmo (Lajpcig, 21 milionë). Vlera është shumë e madhe duke pasur parasysh moshën e re dhe rolin si mbrojtës, ndërsa është “prodhim” i akademisë së Dinamos, ku ka qenë që prej 10 vjetësh.

Sfidanti.al