Ezekiel Lavezzi, sërish beqar? Ja cfarë ndodhi pas karantinës luksoze

Ezekiel Lavezzit nuk i mungoi asgjë gjatë periudhës së karantinimit, pikërisht në kulmin e pandemuisë. Futbollisti ndodhej në një ishull në Antilet franceze ku qëndroi i izoluar bashkë me modelen Natalia Borges. Të dy jetuan si një cift i rrethuar nga luksi i tepruar. Me t’u mbyllur periudha e karantinimit, argjentinasi mori avionin për t’u kthyer në Evropë ku takoi miqtë dhe djalin e tij 15 vjecar Tomas.

Ndërkohë, Natalia u transferua në Neë York për të rinisur pak nga pak karrierën e saj si modele. A u shua zjarri i pasionit mes tyre nga distanca? Sipas asaj që u zbulua nga gazetarët më të vëmendshëm argjentinas, Lavezzi dhe Borges nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe jo vetëm kaq. Një prej ndjekësve la të kuptohej se Natalia ishte ‘shumë femër’ për Lavezzin dhe modelja iu përgjigj duke qeshur që lë të kuptohet se e gjithë kjo histori është e konfirmuar.

Sfidanti.al