Higuain dëmtohet në dorë, humbet përballjen Napoli-Juventus

Superndeshja mes Napolit dhe Juventusit në San Paolo humbet një emër të rëndësishëm, Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas i Juventusit pësoi një dëmtim në dorë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale duke shqetësuar jo pak stafin e Juventusit.

Por problemet për Higuain nuk përfundojnë këtu. Argjentinasi rrezikon të humbasë edhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme dhe bëhet fjalë për sfidën e Ligës së Kampioneve me Olimpiakosin dhe derbin e Italisë me Interin në Torino. Në një situatë të tillë, Masimiliano Alegri me shumë gjasa do t’ia besojë repartin e sulmit në sfidën e radhës, kroatit Mario Manxhukic.

Sfidanti.al