Është mëse e qartë se Juventusi dominon në futbollin italian dhe është favorit i qartë që ta fitojë edhe një herë tjetër Serinë A. Ndeshjen me Juventusin lojtarët dhe tifozët e Torinos e pritën me një eksitim të madh, ndërkohë që në prag të kësaj ndeshjeje derbi rivalësh “të egër” nuk munguan as deklaratat e ndonjë futbollisti që ka luajtur më parë më ekipin e “demave”, sikurse është rasti i ish-kapitenit të Torinos dhe futbollistit aktual të Monakos, Kamil Glik:
“Me bluzën e Torinos unë kam luajtur në nëntë ndeshje derbi dhe vetëm një herë jam gëzuar. Kujtimet më të këqija i kam nga ndeshjet që ne i kemi humbur në fund të tyre, si psh., kur në sekondat e fundit na shënoi gol Pirlo ose 11 muaj më vonë, kur shënoi Kuardado. Një tërbim i madh na përfshiu neve atëkohë. Sidoqoftë, kur shkuam në dhomën e zhveshjes, unë u thashë bashkëlojtarëve të mi që ata ta mbajnë kokën lart, pasi ne ishim në të njëjtin nivel me kundërshtarët. Pavarësisht nga gjithçka, për fat të keq, ajo që ka ndodhur dikur, vazhdon të ndodhë dhe do të vazhdojë të ndodhë. Gjyqtarët gjithnjë e ndihmojnë Juventusin”.
Gliku ka luajtur me Torinon gjatë viteve 2011-2016 në gjithsej 171 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola, ndërsa më 2016 iu shit Monakos për 13 milionë euro.
Sfidanti.al