Futbolli italian ne gjendje shoku; gjendet pa jete kapiteni i Fiorentines, Davide Astori

Kjo e diele eshte dite zie per futbollin italian. Eshte gjendur i pajete, kapiteni i Fiorentines Davide Astori 31 vjeç.  Tragjedia ndodhi pikerisht ne hotelin Là di Moret ne Udine ku futbollisi dhe skuadra e tij ishin akomoduar ne pergatitje te sfides me Udinesen kete te diel ne oren 15:00. Sinjali i alarmit te skuadra viole ra ne oren 09:30 te mengjesit kur Astori nuk u paraqit peete konsumuar vaktin e mengjesit.

Ai qe e gjeti trupin e pajete te Astorit ishte pikerisht masazhatori i skuadres toskane. Ne oren 12:40, trupi i futbollistit u dergua ne spital per autopsine.

‘Klubi i Fiorentines eshte shume i tronditur dhe i detyruar qe te beje te ditur ndarjen nga jeta te kapitenit Davide Astori pasi u ndje keq ne menyre te papritur-lexohet ne nje komunikate te Fiorentines-per shkak te kesaj situate te tmerrshme dhe per respekt te familjes se tij, kerkojme qe te gjithe te tregojne ndjeshmeri’.

Pas lajmit trondites per ndarjen nga jeta te Astorit ka reaguar edhe Federata Italiane e Futbollit. Nepermjet postimeve ne rrjetin social Twitter, FIGC shpreh ngushellimet e saj ne drejtim te familjes Astori. Ne te njejten kohe, qeveria e futbollit italian beri te ditur se shtyhen te gjitha ndeshjet e Serise A dhe B, nderkohe qe ne sfidat e kampionateve te tjera do te mbahet 1 minute heshtje.

Sfidanti.al