Filozofia e Napolit, më mirë të fitojmë 100 milionë për Kulibalin!

Dëshirat janë një gjë, dhe mundësitë diçka tjetër, sidomos kur nuk je Juventusi, Reali apo Barcelona. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, e ka shumë të qartë këtë dhe e e di mjaft mirë se një mbrojtës si Kalidu Kulibali mund ta humbasë për shumë më pak para sesa pretendon. Qendërmbrojtësi ka dëshirë të largohet, pasi Napoli nuk i duket skuadra më tërheqëse në Europë, e kërkohet nga Barcelona, Reali, Paris SG apo edhe Mançester Junajtidi.

De Laurentis ka “vënë dorën në zemër” dhe i ka ulur kërkesat deri në … 100 milionë euro, pasi më parë kërkonte shumë më tepër. Sa më shumë afrohet fundi i kontratës, aq më e vështirë është të pretendosh, kështu që De Laurentis ka vendosur që më mirë të fitojë 100 milionë euro (apo ndoshta edhe më pak), sesa të rrezikojë dështimin. Kulibali u shpall mbrojtësi më i mirë i Serisë A sezonin e kaluar, dhe ka qenë pjesë e formacionit të vitit 4 edicione radhazi. Ai ka 6 vjet që luan tek Napoli, dhe në moshën 28-vjeçare mendon se është koha e duhur për t’u larguar.

Sfidanti.al