Milan, Van Basten: Në 1990 Napoli na vodhi titullin, një punë e fëlliqur

Sezoni 1989-1990 ishte fatal për Milanin që e humbi titullin në javën e parafundit duke i hapur rrugën drejt trimfit Napolit. Por sipas Marco Van Basten, arsyet e atij parakalimi të bujshëm duhen kërkuar diku gjetkë

‘Të gjithë e dinë se na e vodhën atë titull, por asnjë nuk ka kurajo ta thotë-tha van basten-në fillim ishte sajesa e bergamos, me monedhën në kokën e Alemaos dhe masazhatori i Napolit që i tha që të simulonte një traumë dhe më pas erdhi disfata jonë në Verona’.

Ish sulmuesi holandez iu referua cështjes së javes së 31 të Serisë A me Napolin që fitoi në tavolinë kundër Atalantës për një monedhë të lëshuar nga tribunat drejt Alemaos, ndërkohë që Milani u bllokua në ndeshjen me Bolognën duke u barazuar me pikë. Javën pasardhëse erdhi edhe parakalimi i Napolit pas suksesit të këtij të fundit me Bolognën, ndërkohë që Milani humbi në Verona. Ndeshjet e javës së fundit nuk e ndryshuan klasifikimin; Milan-Bari 4-0 dhe Napoli-Lazio 1-0

Van Basten që foli për ‘Sette’, foli shumë ashpër edhe në lidhje me humbjen në Veneto. ‘Ishte një pritë. arbitri Lo Bello bëri gjithcka mundej që ne të humbisnim dhe e gjykoi atë ndeshje në mënyrë skandaloze-vijoi Van Basten-ishte një punë e bërë mirë nga sistemi i futbollit italian, nga ata që kishin interes që të dërgonin 2 ekipe në Kupën e Kampioneve(në atë kohë kualifikohej vetëm skuadra e vendit të parë). të gjithë e dinin që ishim favoritë për të rifituar titullin, por një skuadër më shumë iu leverdiste të gjithëve. ishte një punë e fëlliqur që edhe sot e kësaj dite më djeg’.

sfidanti.al