Episodi i ri i telenoveles; Ikardi nuk luan as ndaj Fiorentinës

Te Interi tashmë ka filluar telenovela ‘Ikardi’ që është pasuruar me një episod të ri. Sulmuesi argjentinas nuk do të luajë as në Firence ndaj Fiorentinës ajm që bëhet i ditur nga e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’. mauro Ikardi në orët e fundit kreu disa vizita mjekësore me kërkesë të klubit. Testet në të vërtetë nuk treguan asnjë problem konkret për Ikardin, por kjo nuk i pengoi drejtuesit e Interit që të konsiderojnë 26 vjecarin si një futbollist që duhet aftësuar kështu që ai duhet të vijojë terapinë deri të hënën.

Mësohet se stafi teknik i Interit nuk ka ndërmend të nxisë sulmuesin që të përshpejtojë kohën e riaftësimit të tij dhe do të vihet sërish nën urdhrat e e trajnerit Spaleti vetëm në momentin që do të thotë se është mirë fizikisht dhe se nuk ndjen më dhimbje në gju.

sfidanti.al