Elseid Hysaj nuk ishte i disponueshëm këtë herë për trajnerin Mauricio Sarri, ndaj dhe e ndoqi në pozicion komod ndeshjen ndaj Xhenoas në Serinë A. Nga tribuna e “San Siros”, mbrojtësi shqiptar ndoqi suksesin e radhës për Napolin, fitore që e ngjiti përkohësisht në vendin e dytë. Pas katër rasteve të pastër në pjesën e parë, napolitanët mbërritën tek goli pas pushimit, fillimisht me anë të polakut Zielinski, ndihmuar nga aksioni i belgut Mertens.
Në minutën e 68-të ishte radha e Xhakerinit ta dërgonte topin në rrjetë me asist të pastër të Mertensit. Belgu ka 16 gola e 4 asiste këtë sezon, dyfishin e vjetshëm. Përveç golave, vendasit patën edhe raste të tjera, por më pas u mjaftuan të kontrollonin ndeshjen, pasi po afrohet dueli i Championsit ndaj Realit, dhe forcat duhen ruajtur. Napoli ka tani 51 pikë ndaj 50 të Romës e 57 të Juventusit, që kanë nga një ndeshje më pak.