Edin Xheko është në krye të listës së golshënuesve për edicionin 2016-2017, duke u bazuar në golat e shënuar në pesë kampionatet më të fortë të Europës (Spanjë, Angli, Gjermani, Itali dhe Francë). Sulmuesi boshnjak ka mbërritur në kuotën e 10 golave të shënuar, në po kaq ndeshje të luajtura. Por në klasifikimet ndërkombëtare të statistikave, Roma nuk është në krye vetëm në tabelën e golshënuesve. Mohamed Salah është në krye të listës së asisteve.
Klasifikimi i golshënuesve 2016-2017
10 gola: Xheko (Roma)
9 gola: Kavani (PSG)
8 gola: Ikardi (Inter), Imobile (Lazio), Modeste (Këln)
7 gola: Diego Kosta (Çelsi), Suarez (Barcelona), Mesi (Barcelona), Aubamejang (Borusia Dortmund), Lakazet (Lion)
6 gola: Higuain (Juventus), Baka (Milan), Kajehon (Napoli), Beloti (Torino), R. Lukaku (Everton), Griezman (Atletiko Madrid), Plea (Nica), Erding (Metz), Gomis (Olimpik Marsejë), Ibisheviç (Hertha Berlin)
5 gola: Borrielo (Kagliari), Salah (Roma), Iago Falke (Torino), Antonio (Uest Ham), Uollkot (Arsenal), Aguero (Mançester Sity), Aduriz (Athletik Bilbao), Sansone (Vijareal), Hernandez (Bajer Leverkusen), Levandovski (Bajern Mynih), Ninga (Montpelie), Baloteli (Nica), Lukas Moura (PSG)