Edhe UEFA nderon Hamshik: Është si Maradona

Marek Hamshik shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 të Napolit me Torinon, një gol që mori një vlerë të vecantë për sllovakun i cili barazoi mitikun Diego Armando Maradona si shënuesi më i mirë në historinë e Napolit me 115 gola. Një statistikë kjo që u vu në dukje edhe nga vete UEFA . Kjo e fundit kujton se mesfushori i napolit nuk ka shënuar asnjëherë më pak se 6 gola  në  sezon, gjatë 11 viteve të qëndrimit të tij në Serinë A. Për më tepër,Hamshik ka 15 gola në Evropë në Europa League e Ligën e Kampioneve.

Hamshik e ka shënuar golin e parë me Napolin në 15 gusht të 2007, ndërsa i fundit për momentin ishte ai i së shtunës ndaj torinezëve. Tani kapitenit i duhet që në sfidat e kthimit në kampionat të rimarrë rolin e liderit të skuadrës; si Maradona.

Sfidanti.al