Uejn Runi vendos të rrëfehet në media.Kohët e fundit sulmuesi i Evertonit ka qenë në qendër të skandaleve, ku i fundit ishte arrestimi nga ana e policisë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Pas shumë muajsh, sulmuesi anglez vendosi të thyejë heshtjen dhetë shpjegojë atë cfarë ndjen.
‘E kuptova menjëherë që bëra një gabim trashanik dhe që duhet të shkoja para-tha Runi-nuk është dicka e këndshme. Kam fëmijë dhe nuk është mirë që ata të shohin të gjithë këtë. Për këtë arsye përpiqem që të shoh para dhe të mësoj nga cfarë më ka ndodhur. Bëra një gabim trashanik duke zhgënjyer fëmijët e mi’
Uejn Runi u dënua me punë për komunitetin, dënim që po vazhdon ta kryejë.
‘Bëhet fjalë për një qendër kopshtarie të cilën po e shfrytëzoj në maksimum-tha Runi në rrëfimin e tij.
Sfidanti.al