Derbi i Milanos? Të paktën këtu do të ndihet mall për Ikardin!

Nuk u largua në mënyrën e duhur për një ish-kapiten, por ja ku vjen një ndeshje e cila sjell nostalgji për të. Mauro Ikardi ishte një nga “njerëzit-derbi”, një shënues i rregullt për Interin në duelin më të ndjerë të tifozëve. “La Gazeta delo Sport” kujton 5 gola në 4 ndeshjet e fundit në “San Siro”, diçka që ia ngre vlerën sulmuesit argjentinas. Tifozët milanistë të paktën kanë shpëtuar nga një kundërshtar i rrezikshëm që dinte të ndëshkonte në zonë, ashtu siç bënte dikur Diego Milito. Pak besohet që të ketë pendesë për largimin e tij, nga ana e drejtuesve apo e Antonio Kontes, por tifozët jetojnë me rezultatin, dhe nëse Lukaku do të nisë të “bllokohet”, padyshim që do të ketë një mall për Ikardin.

Sfidanti.al