Mediat gjermane nuk ngurruan ta theksonin që në fillim se ky ishte skandali më i madh në duelet austro-gjermane që nga viti 1978. Atëherë, në Kupën e Botës në Argjentinë, kombëtarja e Austrisë mundi Gjermaninë Perëndimore 3-2 dhe e eleminoi (ndonëse iku edhe për vete). Ky turp i Ligës së Europës padyshim që është më i madh. Nuk mund të quhet ndryshe një disfatë 0-4 në shtëpi përballë një ekipi që vlen më pak sesa vetëm portieri yt.
Portieri Jan Zomer ka karton me vlerë 12 milionë euro, ndërsa gjithë skuadra e Volfsbergerit jepet në 11.65 milionë euro. Shënuesi i golit të parë, Shon Vajsman ka karton 1 milionë euro, më i shtrenjti i austriakëve, ndërsa tek Gladbahu më shumë vlerë ka kartoni i Pléas (30 milionë), por ai nuk u duk fare në fushë. Volfsbergeri luante për herë të parë në Europë, ndërsa Borusia ka përvojë shumë më të madhe, por kjo nuk mjaftoi dhe në stadium u dëgjuan vetëm 77 tifozët miq, përballë 35 000 tifozëve vendas të tronditur.
Sfidanti.al