Emocione priteshin dhe emocione dolën nga vazos e shortit. Kalendari i Serisë A u përcaktua sot në Milano, dhe ndeshjet e forta “u shërbyen” që në fillim. Një “nxemje” në javën e parë në 25 gusht me Fiorentina-Napoli, pastaj Juventus-Napoli në javën e dytë (sa pa fat skuadra e Karlo Ançelotit). Po në këtë javë, në 1 shtator, do të jetë edhe derbi i kryeqytetit, Lacio-Roma, ndërsa në javën e tretë Juventusi shkon në fushën e Fiorentinës. Java e 4-ët, 22 shtator, sjell derbin e madh të “Madoninës”, Milan-Inter në “San Siro”, ndërsa në javën e pestë do të kemi Inter-Lacio dhe Torino-Milan. Pra, tifozët do të kenë ç’të shohin në televizor dhe në stadium.
Sfidanti.al