Duket se Bajerni i Mynihut tani ka vendosur të ndjekë tendencën e klubeve të mëdhenj të tjerë evropianë që nuk kursejnë, kur është fjala për lojtarë të mirë.
Mbas shumë vitesh, klubi bavarez, më në fund, vendosi që “të ndajë” 100 milionë euro për një sulmues. Nuk është më e fshehtë se objektiv nr.1 i Bajernit është futbollisti i Mançester Sitit, Leroj Sane, ndërkohë që klubi “qytetar” ka bërë të ditur se, nëse e do futbollistin e mësipërm, klubi i “Aleanc Arenës” duhet të bëjë gati 90 milionë sterlina, pra 100 milionë euro.
“Daily Mirror” shkruan se klubi kampion gjerman është gati që të pranojë të gjitha kërkesat, ndërkohë që edhe vet Sane nuk ka asnjë kundërshtim që të kthehet në Bundesligë, ku ai më parë ka luajtur me Shalken, kështu që me një dëshirë të madhe do të luajë edhe me Bajernin.
Sfidanti.al