Ç’bën ky Milani kështu me Rangnikun? Do jetë apo jo trajner?!

Vështirë që ndonjë klub në Itali të ketë qenë në këtë gjendje, si kuqezinjtë tani. Në kohën që skuadra po ecën mirë me trajnerin Stefano Pioli (dhe Zllatan Ibrahimoviçin), duke pasur shans për të shkuar të paktën në Europë (diçka që dukej si e pamendueshme), ja ku vjen lajmi (jozyrtar) se është zgjedhur Ralf Rangnik në një pozicion me pushtet mjaft të madh.

Ky pushtet i drejtorit sportiv gjerman të Lajpcigut, rrezikon jo vetëm postin e legjendës Paolo Maldini, i cili me gjasë do të largohet, por edhe të vetë Piolit. Kur këto lajme tregoheshin gjatë pandemisë, ndodhte edhe që nuk kishte reagime negative, por tani kur skuadra po ecën shumë mirë, duken si absurditet. Jo vetëm kaq, por absurditeti më i madh ështe sepse, siç shkruan “La Gazeta delo Sporti”, Rangnik mund të mjaftohet me rolin e drejtorit teknik në sezonin e parë, e të bëhet trajner sezonin e dytë!!! Një trajner “sipas dëshirës”, me “nëse më mbushet mendja”, mesa dimë nuk është parë ndonjëherë.

Sfidanti.al