Kristiano Ronaldo iu shit Juventusit nga Reali i Madridit për 105 milionë euro, duke shkaktuar një “tërmet” jo të vogël në tregun futbollistik, kështu që “Zonja e vjetër” solli në Torino futbollistin më të mirë zyrtar të botës, duke bërë një veprim marketingu që mund t’i sjellë asaj disa qindra milionë euro!
Menjëherë, sapo klubi gjigant torinez njoftoi se Ronaldo u bë edhe zyrtarisht pjesë e Juves dhe se ai do ta mbajë të veshur bluzën e “Zonjës së vjetër” deri më 23 qershor 2022, nisi edhe shitja zyrtare e uniformës së tij. Sikurse njofton media italiane, gjatë dy orëve të para, u shitën 100 bluza të Ronalfos, secila nga 90 euro. Dhe më interesant është fakti se blerësi i parë i saj ishte një kinez anonim!
Sfidanti.al