Strategu legjendar italian, Arigo Saki, konsideron se, momentalisht, Juventusi nuk ka ndonjë ekip rival në Serinë A dhe se ky ekip, pa ndonjë problem të madh, mund të arrijë që ta fitojë titullin e kampionit të Italisë për të gjashtin vit rradhazi. “Juvja, gjatë pesë viteve të fundit, ka qenë kampione. Edhe, nga ana individuale, ky ekip është më i miri, ndërkohë që një punë të shkëlqyer po bën edhe trajneri Alegri, megjithëse, duhet thënë, se ai ka nevojë për futbollistë të ri, pasi ai, gradualisht, duhet të mendojë për ndryshimin e brezave. Juventusi është shumë më tepër cilësor sesa ekipet e tjerë.
Nuk mund të themi se Milani ose Interi janë konkurrentë seriozë të “zonjës së vjetër”, ndërkohë që e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Romën dhe Napolin. Nëse Juventusi do ta lë që t’i ikë titulli nga dora, atëherë, kjo do të jetë vetëvrasje”, i deklaroi Saki gazetës sportive italiane, “Gazeta delo Sport”. Sagi, një trajner plot me trofe, gjatë karrierës së tij të pasur, ka drejtuar përfaqësuesen italiane, Atletikon e Madridit, nga dy herë, Parmën dhe Milanin, ndërsa me ekipin e “San Siros”, dy herë, ka qenë kampion i Evropës dhe, një herë, kampion i Italisë.