E ardhmja e Mauricio Sarrit nuk eshte vendosur ende. De Laurentis po punon qe te rinovoje kontraten duke i dyfishuar pagen e duke i hequr klauzolen e zgjidhjes se kontrates, por ka disa shenja qe lene te kuptohet se tekniku italian mund te largohet.
Sipas te perditshmes ‘Il Mattino’, Sarri duket se ka anuluar kontraten e qirase se viles se tij ne Varkaturo. Dicka qe rrit akoma me shume hijet e dyshimit. Ne kete moment, situata kontraktuale e Sarrit eshte ne gjendje pezull dhe nderrimi i baneses mund te jete thjeshte nje koinçidence por qe dikush mund ta interpretoje edhe si nje shenje lamtumire.
Per me teper, akordi per rinovimin me De Laurentis nuk po vjen dhe sipas ‘Il Messaggero’ palet jane ende larg ne bisedimet e tyre. Sarri pret nje rritje te konsiderueshme te pages e cila aktualisht eshte 1.5 milione Euro ne sezon dhe De Laurentis eshte gati t’i ofroje 3 milione duke hequr edhe klauzolen e kontrates.
Shifer kjo qe mesa duket eshte shume pak per te duke qene se interesi i Çelsit per Sarrin eshte i madh. Roman Abramoviç ne fakt e pelqen teknikun toskan dhe pavaresisht pergenjeshtrimeve te tij, duket se palet kane hyre ne kontakte qe nuk jane informale. Gjithsesi gjithçka do te varet nga e ardhmja e Kontes i cili ka nje klauzole te larte ne kontraten e tij ne rast se ai shkarkohet.
Sfidanti.al