Dikush duhet t’i thotë Andrea Anjelit se nuk ka përse të mburret ndërsa është president i Juventusit. Pinjolli i radhës i “Familjes” (nëse ka kuptim më kjo shprehje) thotë diçka që të gjithë e dinë, por që nuk është për meritë të tij (siç nuk është meritë personale ajo që ka bërë Kristiano Ronaldo). “Ne ekzistojmë për të fituar gjithçka dhe ndaj kujtdo, – ishin fjalët e presidentit në mbrëmjen e Krishtlindjeve me skuadrën, – kemi përpara vetes dy rrugë, titullin e gjashtë kampion dhe Championsin. Le të marrim modelin Bolt dhe të hyjmë në histori”.
Anjeli ndoshta e di, por nuk dëshiron ta thotë se është meritë më e madhe për një president të Romës nëse fiton titullin, sesa për numrin 1 të Juventusit. E tillë është historia e Italisë, ku ende ligjin e bën më i forti, ku e drejta televizive është krejt e pabarabartë, dhe ku më i forti në 100 vjet ka qenë FIAT-i. Me euforinë e atij që e ndjen se ka epërsi, Andrea vazhdon: Të gjithëve (në Itali) u intereson që ne të mos fitojmë, por ne duhet t’i bëjmë që të zhgënjehen”. Eh, vërtet Juventusi mund ta zhgënjejë Italinë, dhe do të duhet kohë që hierarkia të ndryshojë. Gjithsesi, ndeshja e kësaj fundjave në Torino është vërtet interesante.
Sfidanti.al