Ancelotti kthehet ne Itali; do te jete trajner i Napolit

Aurelio De Laurentis e ka bere zgjedhjen e tij. Karlo Ançeloti do te jete trajneri i ri i Napolit.  Tashme eshte arritur marreveshja mes trajnerit emilian dhe drejtuesve te Napolit per nenshkrimin e nje kontrate 2 vjeçare me opsion rinovimin e saj edhe per 1 vit tjeter me page 6-6.5 milionr Euro neto ne sezon. Ne kete pike mbeten per t’u percaktuar klauzola e zgjidhjes se kontrates dhe te ardhurave nga te drejtat e imazhit.

Por jo vetem kaq, eshte bere edhe perzgjedhja e stafit te Ancelotit pjese e te cilit do te jete edhe djali i trajnerit Davide Ançeloti qe me siguri do te jete asistenti i tij.

Por ajo qe ka me shume rendesi per tifozet e Napolit eshte levizja ne merkato. Jane disa futbolliste qe do te largohen keshtu qe vemendja do te hidhet te blerjet. Arturo Vidal eshte nje prej emrave qe preferohen nga Ançeloti me kilianin qe shihet si zevendesuesi ideal i Marek Hamshik. Problemi ne kete pike eshte paga e futbollistit prej 8 milione Eurosh. E njejta histori edhe per Benzema, edhe francezi pelqehet shume nga Ançeloti por te Reali i Madridit paguhet 8.7 milione Euro. Po flitet shume edhe per nje interes te Napolit per Balotelin qe do te largohet nga Nise.

Sfidanti.al