Alegri zbulon se kush është rivali kryesor i Juves në Serinë A

Masimiliano Alegrai në një prononcim në median italiane, midis të tjerave, përcaktoi se cili ekip do të jetë rivali kryesor për titullin e kampionit të Serisë A. Megjithëse Roma dhe Interi sezonin e ri të Serisë A e filluan me synimin që të zbresin nga froni Juventusin, rezultatet e tyre të deritanishëm tregojnë se me vepra të dy këta ekipe janë larg synimit të tyre dhe duket se rival kryesor i Juventusit edhe në këtë sezon do të jetë Napoli. Sidoqoftë, Juventusi dhe Napoli do të ndeshen këtë fundjavë dhe Alegri ka mendimin se rezultati i kësaj ndeshjeje nuk do të ndikojë shumë, pasi kampionati është i gjatë:
“Ndeshjet tona janë gjithnjë të komplikuara. Çfarë që të ndodhë të shtunën, ende ka shumë ndeshtje deri në fund të kampionatit. Napoli ka një ekip të shkëlqyer, ndërkohë që Ançeloti ka sjellë gjaktftohtësi në ekip. Napoli është defitinitivisht rivali ynë kryesor”, vuri në dukje Alegri.
Sfidanti.al