Çelsi po i gezohet ne maksimum efektit Sarri. Qe nga momenti i transferimit te trajnerit italian ne Londer, skuadra e Bluve ka arritur rezultate pozitive duke zhvilluar nje loje qe i ka argetuar tifozet e entuziazmuar vete lojtaret, sic eshte rasti i Eden Hazard.
‘E mbajme shume topin ne zoterim. Trajnerit i pelqen keshtu-tha Hazard per ‘La Gazzetta Dello Sport’-stervitjet jane te forta. Ai nxjerr me te miren nga secili prej nesh. E shoh edhe si trajner te Belgjikes’.
Mesfushori belg po gezon nje forme te shkelqyer dhe Hazard tregon sekretin e saj.
‘Jam ai qe kam qene gjithnje-vijon Hazard-beme nje boteror te shkelqyer dhe vendi i trete ishte nje rezultat i rendesishem per Belgjiken. E verteta eshte qe po perjetoj nje periudhe ku po shenoj vazhdimisht gola edhe pse nuk eshte aspak e lehte. Ndihem shume mire qe nga finalja e FA Cup’.
Kete fundjave eshte supersfida mes Celsit dhe Liverpulit dhe per Hazard ajo nuk eshte aspak vendimtare per sezonin.
‘Nuk ka ndeshje vendintare ne javen e 7 te kampionatit-tha Hazard-eshte ende heret dhe rrugetimi eshte i gjate. Padyshim ajo me Liverpulin do te jete nje ndeshje spektakolare ku gjithcka fillon nga zero. Liverpul do te hyje ne fushe i vendosur. Premier League eshte nje kampionat i nje niveli te larte’.
Sfidanti.al